Forma mbresëlënëse e Italisë

90

Italia ka mposhtur Zvicrën në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”.

Italia është Kombëtarja e parë që kualifikohet në fazën eliminatore të “Euro 2020” pas fitores ndaj Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm, pasi italianët janë në formë fantastike që një kohë të gjatë.

Italia aktualisht është e pamposhtur në 29 takimet e fundit, ku prej tyre 10 takime nuk ka pësuar gol.

“Azzurrët” kanë shënuar 31 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë nga kundërshtarët e tyre.

Ata janë kombëtarja e parë që kualifikohen tutje me dy fitore radhazi dhe gjashtë gola të shënuara në dy takime.