Forma e Llapit dhe Dritës në 5 lojët e fundit

310

Sot Llapi dhe Drita do të ballafaqohen mes tyre në kuadër të Supërligës së Kosovës.

Llapi në 5 ndeshjet e fundit ka një formë mjaftë të mirë duke fituar katër dhe humbur një takim, gjatë kësaj periudhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Fitorja e fundit e Llapit ishte në udhëtim në Prishtinë me rezultat 2-3 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Llapi ndodhet në vendin e 7’të në tabelën e Superligës së Kosovës me 33 pikë.

Drita në anën tjetër në 5 takimet e fundit nuk ka asnjë humbje duke fituar tri duele dhe barazuar dy.

Në takimin e fundit Drita mposhti në udhëtim Arbërinë me rezultat 1-3.

Drita ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 58 pikë aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë.