Flyboarding, pajisja që ju shëtit në ajër (VIDEO)

164

Flyboarding është një pajisje që rri pezull në ajër vetëm për t’ju shëtitur juve në qiell. Ajo është shpikur nga Frank Zapata në vitin 2012, ajo nga një risi tanimë është shndërruar edhe në pajisje të një sporti konkurrues.

Përmes një video të hedhur në internet shikohet Zapata duke fluturuar mbi këtë pajisje, në një lartësi prej 30 metrash dhe një shpejtësi prej 55 km/h gjatë fluturimit 3.5 minutësh.

Thuhet se pajisja ende është në fazën e prototipit dhe do të vazhdojë t’i nënshtrohet testimit. Por natyrisht, jo të gjithë janë të bindur se kjo është e vërtetë.

Komentuesit e shumtë në Facebook dhe Youtube, duke qenë të fascinuar me pajisjen, vlerësojnë se videoja mund të jetë e rreme.