Florent Hasani bëhet me ekip të ri

753

Mesfushori kosovar, Florent Hasani, është bërë me ekip të ri.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka firmosur kontratë dy-vjeçare me skuadrën hungareze, Gyirmot FC.

Lajmi konfirmohet nga klubi hungarez.

Anësori 24-vjeçar ishte “harruar”  pas transferimit në ekipin nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.

Hasani rikthehet në Hungari, pasi dikur ka qenë pjesë e Diosgyor, ku ishte transferuar nga klubi kosovar, Trepça ’89.