Flet gjyqtari i Zvicrës për rastet e dyshimta të ndeshjes Prishtina – Gjilani

331
Arbitri me licencë nga FIFA i cili referon në Superligën zviceriane, Bekim Zogaj, gjithashtu ka analizuar rastet e ndeshjes Gjilani – Prishtina dhe e ka vërtetuar se Gjilani është dëmtuar.

“Në rastin e parë ishte penallti për Gjilanin, pasi që lojtari i Prishtinës nuk luan me top në mënyrë korrekte. Hynë pa kontroll në duel dhe është dashur t’i jepej karton i kuq. Bëhet fjalë për shkatërrim të një rasti të qartë për të shënuar gol. Lojtari tjetër defanziv nuk ka pasur gjasa të intervenojë. Arbitri Hajriz Hajdari në rastin e parë është shumë larg nga ngjarja”, ka thënë Zogaj.

Zogaj me bindje të plotë thotë se edhe në rastin e dytë, penalltia ka ekzistuar në të mirë të Gjilanit.

/Sportali.net/