Flet Avidijaj pas golit dhe asistimeve

149

Sturm Graz fitoi 3:1 ndaj Grodig, ku talenti shqiptar, Donis Avdijaj, ndihmoi skuadrën e tij të përmbysin rezultatin ndaj vendasve.

Sturm ishin duke humbur deri në minutën e 77’të, kur Avdijajja shënoi për ta barazuar rezultatin. Më pas, në minutat shtesë dhuroi edhe dy asistime për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë.

Pas ndeshjes, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avijaja është shprehur tejet i lumtur me tre pikët e marra nga skuadra e tij.

“Është e vërtetë se kishim pak fat, por dëshira jonë për të fituar nuk mungoi për asnjë minutë dhe merituam tri pikë. Kjo fitore na jep qetësi para ndeshjes tjetër. Urime për Andreas Gruber që shënoi dy gola”, ka shkruar Avdijaj në Facebook pas fitores ndaj Grodig.