Fituesi i Superligës dhe i Kupës do testohen sot në miqësore para garave evropiane

227

Prishtina dhe Llapi do të luajnë një ndeshje miqësore para ndeshjeve në garat evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në Gjakovë nga ora 17:30, do të ballafaqohen fituesi i Superligës dhe ai i Kupës së Kosovës.

Të dy trajnerët si Zekrija Ramadani ashtu edhe Tahir Batatina, do t’i testojnë skuadrat e tyre para garave evropiane. Madje në këtë duel pritet të ketë edhe debutime nga të dyja taborret.

Prishtina me 22 qershor do të luaj në Elbasan, ndeshjen e parë parakualfikuese të Ligës së Kampionëve me Folgoren, skuadër kjo e Ishujve Faroe. Ndërsa, Llapi me 15-të qershor e mëson kundërshtarin e raundit të parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

/Gazeta Sheshi/