Fiorentina dhe Napoli firmosin paqen

152

Napoli bën një tjetër hap prapa në luftën për titullin kampion, derisa në kuadër të javës 27-të, ka barazuar në udhëtim tek skuadra e Fiorentina-s, (1-1).

Një ndeshje me shumë raste shënimi, portat u tundën vetëm dy herë, dhe atë brenda një minuti. Vendasit kaluan të parët në epërsi derisa realizojnë nëpërmjet Marco Alonso-s, në minutën e gjashtë të lojës, për të ngritur në këmbë tifozët e pranishëm në Artemio Franchi.

Mirëpo, gëzimi i tyre mbeti në gjysmë, pasi menjëherë në aksionin e rradhës miqtë i’a dalin të barazojnë rezultatin. Ishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain që përplas topin për rrjetën e portës vendase, për të sjellur sërish baraspeshën në këtë duel.

Përkundër se golat e ndeshjes u realizuan në minutat e para, vazhdimi i ndeshjes ishte i kobshëm për tifozët që nuk panë më gola të tjerë, megjithëse emocionet nuk munguan, pasi secila skuadër pati mundësitë e veta për shënim.

Ky rezultat më shumë i bënë nder Juventusit, që vazhdon të kryesojë kampionatin me 61 pikë, derisa Napoli mbetet tri prapa. Fiorentina mbetet në pozitën e katërt me 53 pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e tretë.