Finalja e parë e Ligës Unike do të jetë me ekipet nga Kosova

213

Është përmbyllur edhe gjysmëfinalja e dytë në Ligën Unike, shkruan Zeri.info.

Golden Eagle Ylli i bashkohet Pejës në finale pasi që mposhti kundërshtarin nga Shqipëria.

Skuadra nga Suhareka fitojë ndaj Goga Basket me rezultat 74:86.

Një ndeshje e barabartë deri në periudhën e fundit, ku në çerekun e fundit basketbollistët e Yllit luajtën një ndeshje të fortë në mbrojte dhe në sulm i konkretizuan aksionet e tyre.

Për mysafirët nga Kosova gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshfirore, ku veçohen L.G Gill me 19-të pikë dhe Elayja Clark me 18-të pikë.

Ndërsa për basketbollistët e klubit shqiptarë Milic Blagojevic me 26 pikë ishte më efikasi.

Si kjo ndeshje edhe sfidat e nesërme (e mërkure), finalja dhe ndeshja për vend të tretë zhvillohen në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.