Finalja e Ligës Unike dhe ndeshja për vend të tretë zhvillohen më 14 prill!

119

Liga Unike në mes skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria ka filluar të zhvillohet për herë të parë në këtë vit.

Peja do të përballet me Golden Eagle Yllin në finalen e parë të kësaj gare.

Dy klubet kosovare në finale erdhën pasi që në gjysmëfinale e mposhtën Rahovecin dhe Goga Basketin.

Finalja e madhe do të zhvillohet sot (e mërkure) në palestrën “Dhimtraq Goga” në Durrës nga ora 19:00.

Përpos finales, në program do të jetë edhe ndeshja për vendin e tretë, e cila po ashtu do të luhët në palestrën e njejtë në Durrës.

Goga Basket do të ballafaqohet me Rahovecin në duelin për vend të tretë me fillm nga ora 16:00.