Filmi “Shok” nuk arrin ta marre Oscarin

145
Filmi “Shok” nuk arriti te fitoje trofeun “filmi më i mirë i shkurtër” në OSCAR.

“Shok”, bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë, i punuar nga Jamie Donoughue, film i cili tregon historine e dy femijeve kosovare gjate luftes, ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.

Sipas mediave ndërkombëtare dhe shumë kritikëve, “Ave Maria” ishte konkurrenti më i forte i favoritit të sivjetmë “Shok”, por asnjëri prej ketyre dy filmave nuk fituan. Fitoi filmi “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.

Cmimin per aktorin me te mire e mori Leonardo DiCaprio me rolin e tij në filmin “Revenant”, ndërsa si aktorja më e mirë fitoi Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room”. Cmimin kryesor e mori filmi “Spotlight”.