Fillon xhiroja e 19-te me derbin Feronikeli-Llapi

133

Elita e futbollit tonë rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 19-të.

Kjo xhiro hapet me derbin ndërmjet Feronikelit dhe Lapit, takim ky që luhet sot pasdite në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, transmeton KosovaPress.

Ballafaqimi mes kampionëve në fuqi dhe llapjanëve pritet te prodhoj lojë të fortë për shkak se të dy skuadrat synojnë titullin e kampionit.

Ndërkohë, sot përballje interesante pritet të jete edhe në Gjilan, Drita sfidon Prishtinën.

Ndërkaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e kësaj xhiro, ku takohen Gjilani-Besa dhe Liria-Trepça ’89, kurse, të hënën luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiro mes Istogut dhe Hajvalisë.

Raiffeisen Superliga / Java 19-të

E shtunë

Ferronikeli – Llapi

K.Vula. B.Morina. R.Hyseni. M.Baliu

Drenica – Vushtrria

S.Isufi. L.Muhadri. B.Rama N.Rraci

Drita – Prishtina

B.Gashi. E.Baliqi. G.Mehmeti. L.Mustafa

E diel

Gjilani – Besa

G.Nuza. J.Musolli. I.Kabashi. I.Ceroviku

Liria – Trepça-89

L.Mustafa. D.Preniqi. V.Kelmendi. A.Halilaj

E hënë

Istogu – Hajvalia

F.Tahiri. F.Abrashi. K.Bajrami. M.Baliu

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30, përveç takimit Istogu-Hajvalia që nis në orën 14:00. /KosovaPress/