Fillon Kuvendi i Punës i thirrur nga FFK, pjesëmarrës 55 delegatë nga 59

378
Pamje nga Kuvendi i Rregullt i Punës i cili është thirrur nga Federata e Futbollit e Kosovës

Ka nisur Kuvendi i Rregullt i Punës i thirrur nga Federata e Futbollit e Kosovës, raporton Gazetasheshi.com.

Kuvendi ka nisur nga ora 17:00, ndërkohë që pjesëmarrës janë 55 delegatë nga 59 sa kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend.

Ky kuvend po mbahet në formë vizuele, pasi që FFK ka vendosur që për shkak të masave të reja ndaj “Covid-19” të mos organizojë kuvend me pjesëmarrje fizike.

Në fillim të këtij kuvendi kanë folur përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s, nga e mori fjalën edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili njëherit është edhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në UEFA.

Pamje nga Kuvendi i Rregullt i Punës i cili është thirrur nga Federata e Futbollit e Kosovës | Në foto Armando Duka, president i FSHF dhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Deri më tani ka kaluar vetëm pika e parë e rendit të dytës, ndërkohë më pas pritet të kalohet edhe në pikat tjera.

Në materialin e mëposhtëm mund të njoftoheni më detajisht në lidhje me pikat e tjera të rendit të ditës.

LEXO gjithashtu edhe:

EKSKLUZIVE: Pikat e rendit të ditës nga Kuvendi i Punës që pritet ta mbajë FFK

/Gazeta Sheshi/