FIFA dënon Realin dhe Atleticon (Foto)

205

Real Madridi dhe Atletico pritet ta marrin një goditje të madhe nga Shtëpia e futbollit botëror (FIFA).

Sipas Marcas, komisioni për Ankesa i FIFA-së pritet ta dënojë skuadrën e Real Madridit dhe Atleticos për parregullsi në transferimin e lojtarëve të mitur

Reali dhe Atletico pritet tu ndalohet transferimi i lojtarëve në dy afate kalimtare (verë dhe dimër), siç ishte dënuar Barcelona më herët.

Dënimi i FIFA-së për Alteticon dhe Realin pritet të publikohet para fundit të këtij muaji.

Por, të dy skuadrat mund të ankohen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dhe nëse kanë fakte mund t’i shpëtojnë dënimit.