FFK reagon ndaj publikimit të Gazetës “Sheshi”, gjuha komunikuese lë shumë për të dëshiruar!

1189

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një publikimi për media ka sqaruar informacionet e fundit të cilat janë publikuar në sajtin informativ Gazeta “Sheshi” në lidhje me zgjerimin e Ligës së Parë.

FFK me një gjuhë të urrejtjes dhe shprehje cinike ka mohuar informacionet që kanë të bëjnë me zgjerimin e kësaj lige dhe formatin, i cili është diskutuat në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv.

Gazeta “Sheshi” mbanë përgegjësi të plotë juridike për publikimin e informacioneve, duke qenë kështu si njëri ndër mediumet më të besueshme në vend, por çuditërisht shtëpia më e madhe e futbollit në vend me fjalët më të shëmtuara zgjedh që ta ‘dematojë’ informacionin, i cili ka rrjedhur po nga zyret e FFK-së.

Në publikimin e FFK-së thuhet se në të ardhmen Liga e Parë të funksionojë si ligë unike e jo e ndarë në grupe.

Për hir të korrektësisë, Gazeta “Sheshi” sjell sqarimin e FFK-së për lexuesit në lidhje me Ligën e Parë.

Sqarim i FFK-së

 

Për fund redaksia e Gazetës “Sheshi” dëshiron që t’i sqarojë lexuesit që nuk ka as qëllimin dhe as intencën më të vogël për të publikuar diçka që nuk qëndron dhe për më tepër informacione që nuk e dëmtojnë askënd, sikurse ishte ky i fundit.

Përmes kësaj shkrese njëherit bëjmë thirrje FFK-së që t’i ndal linçimet ndaj mediave, sidomos atyre që për vite të tëra raportojnë për futbollin vendor dhe Përfaqësuesen e Kosovës në futboll me informacione 100% të vërteta.

/Gazeta Sheshi/