FFK-ja ndryshon datën e barazhit, ja kur pritet të zhvillohet përballja me synim Superligën

1674

Dukagjini dhe Flamurtari do të përballen në barazh, që i dërgon afër hyrjes në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Të dy skuadrat kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet përkatëse A dhe B. Ballafaqimi i tyre ka pasur që të zhvillohet me 22 maj, por tani data është ndryshuar dhe ndeshja do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e 8-të.

Skuadrat e para që kanë siguruar hyrjen në Superligë janë Malisheva dhe Ulpiana.

Ndërsa në Superligë ende nuk dihet se cila skuadër do të jetë në barazh, pasi xhiroja e fundit do të jetë përcaktuese për ekipin që zë pozitën e 8-të dhe atë që bie nga elita.

/GazetaSheshi/