FFK-ja merr vendim për ankesën e Ballkanit

1391

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë ka shqyrtuar ankesën e bërë nga skuadra e Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra nga Suhareka në vendimin e parë është gjobitur me shumë prej 2000 eurove, shkak akuzave drejtuar FFK-së për kurdisjeve të titullit kampion, shkuarjes në Evropë dhe fituesin e Kupës.

Sipas vendimit të marrë nga Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë është mbetur ende në fuqi, vendimi i shkallës së parë.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë mbetet në fuqi.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Ballkani“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë i datës 30.04.2021 është i drejtë dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi, për faktin se sipas nenit 38 , neni 8 pika 4 /C dhe nenit 10 paragrafi 1pika D i Rregullores disiplinore parashihet se për kundërvajtje klubet e Superligës mund të dënohen më të holla jo më pak se 1.000 euro dhe as më shumë 10.000 euro.

Në rastin konkret Komisioni Disiplinor –shkalla e parë, konsiderojmë se me të drejtë e ka caktuar shkallën e dënimit.

/GazetaSheshi/