FFK-ja mbanë takim me LRF-të për digjitalizimin dhe procesin e regjistrimit të lojtarëve

269

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është mbajtur takimi me kryetarët, sekretarët dhe administratorët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit, përcjell Gazetasheshi.com.

Të pranishëm në këtë takim edhe drejtuesit e FFK-së. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth digjitalizimit të garave dhe proceseve tjera, ku rol të veçantë do të kenë Lidhjet Rajonale.

Në këtë takim u dhanë detaje rreth procesit të regjistrimit të lojtarëve si dhe reformave të sistemit elektronik FIFA Connect, e ku shumë procese do t’i delegohen Lidhjeve Rajonale.

Qëllimi është që t’u jepet më shumë kompetencë LRF-ve dhe të decentralizohet procesi i regjistrimit të lojtarëve, në mënyrë që shkollave dhe klubeve të futbollit t’iu lehtësohet puna në këtë aspekt.

Ndërsa kërkesa e LRF-të është që të angazhohen më shumë edhe rreth procesit të sigurimit të parcelave nga komunat për ndërtimin e fushave stërvitore, duke kërkuar që ato të jenë sa më afër qyteteve, në mënyrë që të jenë më funksionale dhe fëmijëve t’u lehtësohet shkuarja në stërvitje.

Nga drejtuesit e FFK-së është bërë me dije se me qëllim të informimit sa më të mirë me procesin e digjitalizimit dhe regjistrimit të lojtarëve në LRF, gjatë javës do të mbahet edhe një workshop me sekretarët dhe administratorët e LRF-ve.

Ndërkaq, projekti i sistemit FIFA Connect i është shpjeguar edhe të pranishmëve procedurat rreth decentralizimit të punëve në LRF sa i përket regjistrimit të lojtarëve amatorë.

/GazetaSheshi/