FFK-ja konfirmon ndryshimin e lokacionit te Arbërisë ashtu siç raportoi “Sheshi”

471

Klubi Futbollistik “Arbëria” ka ndërruar disa lokacione këtë edicion për të kërkuar ‘shtëpi’ për zhvillimin e ndeshjeve si vendas në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com.

“Sheshi” ka raportuar ekskluzivisht se skuadra nga Lipjani do të zhvendoset në stadiumin me “bari sintetik” në Gjilan.

Ndërsa, Komisioni i Garave ka shqyrtuar kërkesën e Arbërisë dhe e ka aprovuar atë, ku skuadra dobrajase në javën e 34-të si vendase do ta mirëpres skuadrën e Drenicës në Gjilan.

V E N D I M E

Komisioni i Garave shqyrtoi kërkesën e KF “Arbëria“ për zhvillimin e ndeshjes së xhiros së 34-t, Arbëria – Drenica në terrenin me bari sintetik në Gjilan si nikoqir. Komisioni i Garave aprovoi kërkesën si të arsyeshme për shkak se tri xhirot e fundit të Superligës, sipas Rregullores së Garave do të zhvillohen në të njëjtin termin. Siç është e ditur se KF “Arbëria“ deri tani ndeshjet si nikoqir i ka zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, por në xhiron e 34-t, FC “Llapi” zhvillon ndeshjen në Podujevë dhe si rrjedhojë kjo ndeshje duhet të zhvillohet në Gjilan (terreni me bari sintetik).

Për skuadrën e Arbërisë ky është destinacioni i pestë mbrenda një sezoni, ku me parë ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në Obiliq, Prishtinë, Ferizaj, Podujevë dhe tashmë në Gjilan.

Arbëria ndryshon sërish lokacion, kjo është ‘shtëpia’ e re e lipjanasve

/GazetaSheshi/