FFK dënon pesë skuadra kosovare, paralajmëron heqjen e pikëve!

2344

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendim që të dënojë 5 skuadra për mos përmbushjen e detyrimeve ndaj lojtarëve të tyre.

Duke shikuar kontratat dhe periudhën kohore, KD ka konstatuar se konform dispozitave të Rregullores Disiplinore, Neni 69, Paragrafi 1, Pika A: KF Ferizaji, KF Vushtrria, KF Trepça, KF Vitia dhe KF Arbëria – gjobiten me një mijë euro (1’000.00€).

Por, asgjë nuk përfundon me kaq, ka bërë të ditur tutje vendimi.

Nëse skuadrat nuk kryejnë këto obligime brenda 15-ditëve atëherë pason masa disiplinore – marrja e pikëve. E kjo do të jetë edhe më e rëndë për skuadrat, pasi që disa prej tyre po luftojnë për mbijetesë dhe mund të ndikojë direkt në rënie.

Të gjitha skuadrat janë të rrezikuara për rënie nga ligat përkatëse, pos Vitisë që ende ka mundësi të ëndërrojë Superligën nga Liga e Parë B.

Si arsyetim për vendimin KD ka shkruar: Komisionini Disiplinor me rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë pati ankimimet e lojtarëve nga klubet e sipërshënuara, dëshmitë nga raportet bankare për moskryrje të obligimeve ndaj të njëjtëve, takimet me zyrtar të klubeve në procedura disiplinore, përcaktimet e afateve kohore për kryrje të detyrimeve dhe nga të njëjta nxjerri këtë vendim komulativ për klubet të cilat neglizhuan rastin.

/Gazeta Sheshi/