FFK dënoi me të holla kryetarin e Trepçës ’89, reagon zyrtari i këtij klubi!

281

Abedin Zeka, kryetari i Klubit Futbollistik “Trepça ’89” është gjobitur me 500 euro të holla për shkak të deklaratave të dhëna ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, shkruan Gazetasheshi.com.Komisioni i Disiplinës e dënoi Zekën për faktin se ai akuzoi rëndë organet e FFK-se pa fakte, që është në kundërshtim me etikën sportive.

Pas këtij dënimi ka reaguar edhe zëdhënësi i këtij klubi, Lulzim Imeri, i cili ka thënë që nuk jemi në komunizëm ku shqiptarët e kanë të ndaluar lirinë e shprehjes.

Ai ndër të tjerash thotë se Zeka u dënua vetëm se foli të vërtetën.

“Komisioni Disiplinor i FFK-së ngjason e Komitetin e kohës së komunizmit, kur për shqiptarët ka qenë e ndaluar liria e shpreshjes dhe dëmtohesh kur je i lirë me u shpreh. Presidenti i Trepçës ’89, z.Abedin Zeka u dënua vetëm pse e tregoi të vërtetën”, tha Imeri.

May be an image of 2 people, including Shpetim Idrizi dhe outerwear
Lulzim Imeri majtas, së bashku me trajnerin e skuadrës Shpëtim Idrizi


Përpos Zekës nga deklaratat e dhënë në emisionet sportive e kanë pësuar edhe Ismet Munishi e Tahir Batatina.

Disiplina është treguar më e rreptë këtë edicion, duke u marrë edhe me emisionet sportive.

/Gazeta Sheshi/