‘Festimi i egër’ i Neymarit dhe Paredesit direkt në fytyrë të Kimmich ka pushtuar rrjetet sociale

229

Neymar festoi drejtë e në fytyrën e Joshua Kimmich pasi Paris Saint-Germain eliminoi Bayern Munichun në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

PSG u mposht 1-0 në ndeshjen e djeshme, por u kualifikuan në gjysmëfinale shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Ky kualifikim tutje ka dhuruar shumë gëzim në mesin e klubit francez dhe njëri nga ata që e ndjeu më shumë ishte braziliani Neymar.

Festa e Neymarit ishte e ‘çmendur’ pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, duke festuar me pasion fitoren e madhe të skuadrës së tij.

Braziliani gjithashtu u sigurua që të festonte para fytyrës së Kimmich dhe kjo gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat në mediat sociale.

 

Ai përqafoi shokun e tij të skuadrës Leandro Paredes dhe Kimmich i nervozuar largoi mesfushorin argjentinas nga rruga e tij para se të largohej nga fusha.

Festa e Neymarit thuhet se erdhi pasi Kimmich kishte deklaruar se Bayerni është skuadër më e mirë dhe do ta eliminojë PSG-në.