Festa për Scudetton, Lukaku iu bashkua tifozëve në rrugët e Milanos

143

Interi edhe zyrtarisht fitoi titullin e Serie A pas barazimit të Atalantas me Sassuolon.

“Nerazzurrët” tani edhe matematikisht kanë siguruar titullin e Serie A, me tu marrë vesh lajmi për barazimin e Atalantas me Sassuolon, shumë tifozë ishin mbledhur në Milano duke festuar.

Por, festës së “Nerazzurrëve” iu bashkua edhe futbollisti i Interit, Romelu Lukaku.

Në një video live të xhiruar nga vet ai në rrjetin e tij social, Instagram, Lukaku shihet së pari nga një ballkon duke përshëndetur tifozët e pastaj kishte marrë një mjet transportues e iu ishte bashkuar festës së tifozëve në rrugën e Milanos.