Feronikelit i largohet edhe kapiteni Lapidar Lladrovci

1662

Ish kampioni i Kosovës, Feronikeli po mbetet pa futbollistët më të mirë. Pas krizës financiare që ka prekur klubin nga Drenasi, lojtarët që kanë mbetur pa kontratë po largohen.

Kapiteni Lapidar Lladrovci ka konfirmuar për Indeksonline se ka vendosur të shkëpus marrëveshjen me klubin.

“Kam biseduar me presidentin dhe me pajtimin e tij kam vendosur të largohem. Nuk e di se ku do të transferohem por së shpejti do të vendosi” deklaroi Lladrovci.

Mendurim Hoti, Yll Hoxha, Përparim Islami, Jean Carioca, Albert Dabiqaj, Ilir Avdyli janë disa prej futbollistëve më të mirë që nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me Feronikelin.