Feronikeli triumfon ndaj Llapit

133

Feronikeli ka triumfuar në ndeshjen kryesore të ditës së shtunë përballë Llapit, duke bërë një tjetër hap për mbrojtjen e titullit. Një gol i sulmuesit kaçanikas, Përparim Livoreka në minutën e 16-të, i ka sjellur fitoren e parë në edicionin pranveror skuadrës së drejtuar nga Afrim Tovërlani.

Marrë në përgjithësi futbollistët vendas ishin më kërkues dhe më konkret në mundësitë e tyre, pavarësisht se ia dolën vetëm një herë ta tundnin portën e miqve.

Me këtë fitore Feronikeli vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 35 pikë, derisa Llapi mbetet prapa në pozitën e tretë me 31 pikë.

/Gazeta Sheshi/