Feronikeli – Tovërlani, pak kush e priste këtë

1076

Feronikeli vazhdon përgatitjet në Ohër, derisa atmosfera është fantastike në mesin e futbollistëve. Kampioni i dy edicioneve të fundit synon që këtë sukses ta përsëritë edhe pse këtë herë konkurrenca do të jetë me e madhe.

Kështu të paktën ka thënë trajneri, Afrim Tovërlani, i cili befason me deklaratën për skuadrat favorite për titullin, duke thënë se dy ekipe tjera janë favorite para Feronikelit.

“Besoj se do të jemi në garë për dy trofetë, por kësaj here favorite janë Besa dhe Prishtina, të cilat kanë transferuar më së shumti lojtarë dhe kanë investuar. Pra do të jemi konkurrent i fortë duke mos anashkaluar edhe disa ekipe tjera. Shkurt do të luftojmë dhe do ta respektojmë çdo ekip në Kosovë”, ka thënë Tovërlani.

Kësisoj, trajneri më i trofeshëm në vend ia “gjuan topin” kryeqytetasve e pejanëve, derisa pohon se janë të gatshëm për duelin e Superkupës me Prishtinën që luhet më 13 gusht në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, shkruan Gazeta Sheshi.

“Besoj se jemi të gatshëm për Superkupë, por jam adhurues i asaj që koha tregon më së miri. Ne do të bëjmë maksimumin”, përfundoi Tovërlani.

Edicioni i ri i Superligës nis më 20 gusht.