Feronikeli merr kreun, Drenica “fundos” Prishtinën

146

Kampioni në fuqi i Superligës, Feronikeli, është rikthyer të bëjë atë që di më së miri: fitoren. Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani ka regjistruar fitore minimale ndaj skuadrës së Vushtrrisë, mirëpo shumë të vlefshme në luftën për mbrojtjen e titullit. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Mendurim Hoti, transmeton Gazeta Sheshi.

Me shifra identike edhe skuadra e Drenicës e mposhti Prishtinën, me ç’rast i thellon krizën skuadrës prishtinase që tani duhet të mendojë për fazën e barazhit, pasi kështu si po shkojnë punët me shumë gjasë do përfundojë në njërën nga ato pozita që e dërgon në lojën e play autit.

“Dejavu” edhe në Istog, me ç’rast “troftat” mposhtin po me të njejta shifra (1-0), skuadrën e Besës, duke e larguar atë nga gara për titullin kampion, derisa vetën paksa nga zona e rrezikshme.

/Gazeta Sheshi/