Feronikeli – Istogu 3-3

257

Feronikeli dhe Istogu do ballafaqohen në Rexhep Rexhepi për të zhvilluar duelin e javës së 27-të në Raiffaisen Superligën e Kosovës. Trajnerët e dy skuadrave tashmë kanë hedhur në fushë formacionet startuese:

90+3′ Mbyllet ndeshja. Feronikeli triumfon përballë Istogut 3-0, për ti marrë tre pikët e rradhës drejt titullit kampion.

70′ Gol… Sërish Mentor Zhdrella realizon me tu fitur në lojë, 3-0 për vendasit.

58′ Vendasit afër golit të tretë. Hoti qëllon shtyllën pas harkimit të Livorekës.

Nis pjesa e dytë:

45+1′ Mbyllet fraksioni i parë i lojës, vendasit marrin në dhomat e zhveshjes epërsinë e dy golave.

40′ Dukagjin Gashi provon nga distanca, mirëpo gjuan jashtë portës.

32′ Tjetër mundësi për të realizuar nga vendasit. Qorri gjuan afër zonë, mirëpo kësaj rradhe prej Hajrizaj.

30′ Gol… Mevlan Zeka realizon golin e dytë për vendasit, deri sa i vetëm me gardianin Hajrizaj e dërgon topin drejt rrjetës. Sulmuesi gjakovar bëhet golashënuesi më i mirë i kampionëve në fuqi këtë edicion me tetë gola.

28′ Bujar Shabani i vendasve gjuan me kokë pranë portës, por topi shkon skaj traversës.

14′ Fatlum Gashi i afrohet ndjeshëm golit, deri sa tenton goditjen nga distanca, mirëpo topin në fundore e devijon Neziri.

03′ Gol… Fidan Gërbeshi realizon nga penaltia për të kaluar vendasit në epërsi. Goli i dytë këtë edicion i mbrojtësit nga Fushë Kosova.

02′ Penalti për Feronikelin. Mark Milicaj ndalet në mënyrë të palejuar brenda zonës nga Shabanaj dhe gjyqtari Bejtullahu nuk mendon dy herë për të akorduar penalti.

Nis ndeshja

Feronikeli: Neziri, Thaqi, Doshlaku, Limani, Gërbeshi (c), Qorri, Shabani, Milicaj, Hoti, Emihaziri, Zeka. Trajner: Afrim Tovërlani.

Istogu: Hajrizaj (c), Morina, Cacaj, K.Gashi, Maxharraj, Shabanaj, Duraku, F.Gashi, S.Bajramaj, D.Gashi, Zekaj. Trajner: Besim Podrimaj.

/Gazeta Sheshi/