Feronikeli e sfidon Gjilanin, Ballkani e mirëpret Besën

177

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e shtune) me dy ndeshje tejet interesante, në kuadër të javës së 28-të, shkruan Gazetasheshi.com

Padyshim që ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, aty ku pikërisht skuadra me të njëjtin emër mirëpret Feronikelin

Të dy skuadrat në këtë ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore

Ndërsa takimi tjetër do të zhvillohet në Suharekë, ku Besa është mysafire e Ballkanit.

Të besuarit e Blendi Shkëmbit do të mundohen të marrin fitore dhe të përmisojnë gabimin e bërë në ndeshje me Prishtinën. Kurse skuadra pejane e pajtuar me rënien nga Liga, janë optimist se në çdo ndeshje do të hyjnë për të krijuar telashe të gjitha skuadrave

Superliga e Kosovës – Java e XXVIII

E shtune – 15:00

Gjilani – Feronikeli

(Gjyqtarët: B. Kasumi, A. Ejupi, G. Mehmeti, E. Zasella)

Ballkani – Besa

(Gjyqtarët: I. Mehmeti, E. Zeqiri, M. Berisha, A. Halilaj)

/GazetaSheshi/