Feronikeli-Besa: Ja rekordi që kërkon ta barazojë ‘Nikli’

175

Feronikeli ka një arsye shtesë që të kërkojë titullin e kampionit në sezonin 2016/2017, që do të nis me 20 gusht.

Skuadra nga Drenasi ka mundësi të artë që të fitojë titullin e kampionit për herë të tretë radhazi dhe kështu ta barazoi rekordin e Besës së Pejës, shkruan Infokusi.com.

Pejanët janë klubi i vetëm në Kosovë, i cili që nga pavarësimi i sportit ka arritur tre tituj radhazi.

Koha e artë e pejanëve ishte me trajnerin Genc Hoxha dhe me legjendat e futbollit pejan si, Haxhi Zeka, Ilir Nallbani, Fetim Kasapi, Dugagjin Gashi, Mensur Duraku, Valmir Bytyqi e shumë emra të tjerë që do të mbeten në histori të klubit pejan për suksesin e arritur.

Tituj e fituar të Besës ndodhën në sezonit, 2004/2005, 2005/2006 dhe 2006/2007.

Mbetet të shihet se a do të jenë në gjendje drenicasit që të barazojnë rekordin e Besës.

Pikërisht në javën e parë të sezonit të ri do të takohen, Feronikeli dhe Besa, takim që do të zhvillohet në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli, Besa dhe Prishtina, llogariten si favoritët kryesor për titull.