Feronikeli – Ballkani: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet e fundit direkte dhe renditja në tabelë

123

Feronikeli dhe Ballkani zhvillojnë sot (e diel) ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Skuadrat janë me synime të kundërta. “Nikli” po lufton për mbijetesë dhe pozicionim sa më të mirë në tabelë, kurse suharekasit për titull

Skuadra nga Drenasi renditet e shtata me 34 pikë, kurse “Xhebrailat” kanë 60 pikë në pozitën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka regjistruar tri humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe humbjen nga Prishtina në çerekfinale të Kupës.

Image
Kurse, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka regjistruar tri fitore, një humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Image

Feronikeli nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit. Tri nga pesë ndeshjet e fundit direkte i ka fituar Ballkani, kurse dy ndeshjet tjera kanë përfunduar baras.

ImageNdryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit zhvillohet nga ora 15:00 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.