Ferizaji prezanton futbollistin e ri dhe vazhdon bashkëpunimin me plotë tetë lojtarë

683

Ferizaji e ka vazhduar bashkëpunimin me plotë tetë futbollistë dhe ka rikthyer Behar Bardhin, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra, duke bërë të ditur se ka prezantuar transferimin e ri Behar Bardhin dhe ka vazhduar bashkëpunimin me plotë tetë futbollistë.

Fjala është për lojtarët si Ramush Ramadani, Kenan Orana, Laurent Bibaj, Genc Berisha, Enis Sefa, Elbasan Thaqi, Gentrit Halili dhe Blerton Tahiri.

Postimi i plotë:

Skuadra jonë ka vazhduar të përforcohet për sezonin e ri, sot është prezantuar edhe transferimi më i ri – Behar Bardhi që rikthehet përsëri tek FC Ferizaj.

Bardhi ishte pjesë e KF Vitisë , ku pati paraqitje mjaftë të mira, dhe presim që me përvojen e tij të na ndihmon në synimet tona. Bardhi ka qenë edhe më parë pjesë e klubit tonë, ku pati paraqitje shumë të mira me ne.

Gjithashtu klubi ka vazhduar kontratat me lojtarët e ri që ishin pjesë e jona në sezonin e kaluar.

Futbollistët që kanë vazhduar kontratën janë; Ramush Ramadani (sulmues), Kenan Orana (sulmues), Laurent Bibaj (mesfushor), Genc Berisha(mesfushor), Enis Sefa(mesfushor), Elbasan Thaqi(mbrojtes), Gentrit Halili(mbrojtes dhe Blerton Tahiri.

Ne si klub presim shumë nga talentët që kemi në skuadër, dhe shpresojmë që t’i arrijmë objektivat së bashku.

/Gazeta Sheshi/