Ferizaj mbetet ‘duarthatë’ – Komisioni refuzon ankesën e klubit!

585

FC Ferizaj do të jetë e detyruar që dy ndeshjet e fundit kampionale si skuadër vendase t’i luaj në stadiumin e Hanit të Elezit, pasi që vendimi i Komisionit për Ankesa (Shkalla e Dytë), ka vendosur ta refuzojë ankesën në lidhje me faljen e dënimit, shkruan Gazetasheshi.com.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Dren Paca dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Ferizaj“ e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, të datës 23.04.2021, që kishte vendosur që ndaj KF “Ferizaj “ , për lëshim në organizim të ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, Liga e Parë, Grupi B, të shqiptojë dënimin ndalesë në zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë të organizuara nga FFK.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 30.04.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave dhe argumenteve vendosi që të refuzojë ankesën e KF “ Ferizaj” , si të pa bazuar dhe të vërtetojë vendimin e Komisionit disiplinor, shkalla e parë e datës 23.04.2021.

Arsyetim

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë, me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Ferizaj“ nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës , pastaj të Komisionit disiplinor –shkalla e parë lidhur me rastin në fjalë dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 11 paragrafi 1 I Rregullores së Garave , sipas së cilës skuadra nikoqire duhet ta përgatisë terrenin për lojë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e mirëfilltë të ndeshjes.

3 ndeshjet e fundit të Ferizajt për këtë edicion:

Ferizaj -:- Flamurtari
2 Korriku -:- Ferizaj
Ferizaj -:- Dardana

/Gazeta Sheshi/