Fenomeni me detyrë të re në Real Madrid

191

Një fytyrë e njohur është kthyer në Real Madrid, pasi legjenda braziliane Ronaldo Nazario është kthyer si këshilltar i Florentino Perezit.

Në 14 vjetorin në nënshkrimit të tij nga Interi, që u kthye nga një performacë brilante nga Kupa e Botës 2002 ai kthehet përsëri në Santiago Bernabeu.

roni

Me Zinedine Zidanen si trajner që erdhi në janar, Perez është duke i kthyer Galaktikët që i kishte në kohën kur ai ishte president.

Pasi braziliani ishte pjesë e organizmit të Kupës së Botës dhe Olimpiadës, kthimi i tij nuk ishte i mundshëm deri tani.

I njohur me nofkën ‘El Fenomeno’ (Fenomeni), ai njihet si një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit.

ronaldo 2

Ai shënoi 104 gola në 177 paraqitje për  Real Madridin.

Ronaldo ka luajtur edhe për skuadra si Barcelona, Inter, Milan dhe PSV Eindhoven.