Femrat që nuk grimohen janë partnere të shkëlqyeshme

163

Jo të gjitha femrat janë të dhëna pas grimit. Në fakt ka nga ato që janë aq të guximshme sa nuk vënë fare grim. Këto femra kanë një sërë karakteristikash të cilat i bëjnë partnere të shkëlqyeshme:

  1. Kanë vetëbesim

Të kesh vetëbesim është seksi. Vetëbesimi i tërheq njerëzit. Prandaj kini guxim dhe shfaquni ashtu si jeni në realitet, e pagrimuar. Mos u habitni kur edhe femrat e tjera do të fillojnë të bëjnë si ju.

  1. Mund t’i puthni pa pasur grimin pengesë

Nuk ka asgjë që e vret romansën më shumë se fjalët “puthmë po mos ma prish grimin”. Kjo e prish komplet mundësinë për një puthje romantike.

  1. Ato nuk e kanë gajle kur djersiten

Atom und të luajnë volejboll apo të vrapojnë dhe nuk e kanë gajle pse djersiten gjatë kësaj. Të bësh sport bashkë me partneren është eksperiencë shumë e këndshme dhe njëjtë sikur me puthjen, fjalët “jo se po djersitem” e prishin krejt kënaqësinë.

  1. Ato nuk e kritikojnë veshjen e partnerit

Partneri mund të vishet si të dojë dhe kjo është shumë relaksuese.

  1. Ato kursejnë

Nuk harxhojnë para për grim, pra. Grimi është shumë i shtrenjë.

  1. Janë spontane

Mund ta ftoni për të dalë menjëherë dhe ato nuk e kanë problem. Dalin edhe pa grim. Mendojeni sa e mërzitshme është kur e dashura ju thotë se duhet ta prisni një orë deri sa të bëhet gati.

  1. Ato e dinë vlerën e bukurisë së brendshme

Ka bukuri që nuk shihen. Ato shfaqen në formën e sinqeritetit, guximit dhe këmbënguljes. Është e vështirë të mos tërhiqeni nga një vajzë e cila e di se bukuria e jashtme nuk është gjithcka.

  1. Demonstrojnë pjekuri

Jeta nuk është perfekte. Ka ditë kur ju fluturoni nga lumturia, ndërsa ka ditë të tjera kur nuk dëshironi të ngriheni nga shtrati. Kur jeta ju ballafaqon me gjëra të renda, personat që i kanë caktuar vetes prioritetet e duhura kanë më shumë gjasa që të mbijetojnë dhe të shkëlqejnë.