Fëmijët e Michael Jackson mund të humbasin pasurinë

158

Trashëgimia e fëmijëve të Michael Jackson prej 900 milionë paundësh mund të shkurtohet në mënyrë drastike.

Për shkak të faturave të mëdha, pasuria që Prince 19-vjeç, Paris 17-vjeçe dhe Blanket 14-vjeçe, kanë trashëguar nga babai i tyre, të cilën mund ta bëjnë të tyren në moshën 30-vjeçare, mund të humbasë.

Burime për “Mirror” kanë raportuar se autoritetet e taksave në Amerikë po shqyrtojnë pasurinë e këngëtarit, i cili mendohet se i detyrohet shtetit një shumë prej 300 milionë paundësh.

“Me letra këta fëmijë janë miliarderë, por e vërteta është se këto shuma mund të mos preken nga ata pasi duhet të paguajnë taksat që i detyrohen shtetit”, ka thënë burimi për “The Sun”.