Federata e Badmintonit të Turqisë dhe Kosovës thellojnë bashkëpunimin

90

Federata e Badmintonit e Kosovës priti në një vizite zyrtarë përfaqësues të Federatës së Badmintonit të Turqisë me në krye Presidentin e kësaj federate, Murat ÖZMEKIK, nënkryetarin, Akif Sitki ESEN, dhe 2 anëtaret e Bordit, Isa AYAN dhe Yasar DEMIR. Federatën e Badmintonit të Kosovës e përfaqësuan : Kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Lulzim Haziri, nënkryetarja Nerxhivane Jusufi, Sekretari i Përgjithshëm, Blerim Sylejmani dhe anëtaret e Bordit, Lumnije Huruglica, Afrim Morina, Agron Sheremeti, Arlind Hajdari.

Siç ka theksuar Lulzim Haziri, kryetar i FBK-së, ata janë ndarë të kënaqur me rrjedhën e takimit dhe me bisedën konstruktive. Haziri, ka thënë se temë e bisdeës ishte bashkëpunimi mes dy federatave, bashkëpunimi i ndërsjellë në dobi të Badmintonit në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe referëve, ndihma me pajisje te badmintonit për federatën kosovare, organizimi i turneve të përbashkëta në Kosovë dhe Turqi, e për këtë bashkëpunim u pajtuan dy palët që në të ardhmen të shtojnë edhe takimet dhe aktivitetet e përbashkëta në të gjitha nivelet. Të dy federatat u pajtuan që pas pandemisë të takohemi në Ankara të Turqisë për një kamp ku të gjitha aktivitetet do të jene falas për trajnerët dhe lojtaret e federatës sonë.

Kryetari i Federatës, Lulzim Haziri nderoi Kryetarin e Federatës së Turqisë, Murat Özmekik me një mirënjohje në shenjë respekti dhe dëshirën e tij për të ndihmuar federatën tonë në të gjitha aspektet e bashkëpunimit. Edhe Kryetari Özmekik ndau dhurata për Kryetarin Lulzim Haziri dhe për të gjithë anëtarët e Bordit.