FC Liqeni e fiton për herë të parë Kupën e Kosovës, mposht Liburnin në finale

266

FC Liqeni e ka fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Kosovës në futsall.

Skuadra nga Drenasi ka triumfuar në finalen e zhvilluar sonte ndaj Liburnit.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, teksa u fitua pas vazhdimeve nga Liqeni me rezultatin 5-3, pasi loja e rregullt u mbyll baras 3-3.

Për FC Liqenin padyshim që ky është një sukses i madh, duke marrë parasysh se si klub janë themeluar vetëm para dy viteve.

Në rrugën drejt finales, Liqeni kishte mposhtur Malishevën, Pejën dhe Mabetex Prishtinën.