FC Liqeni dhe FC Liburni ‘diskutojnë’ për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

187

Sot (e mërkure) më 14 prill nga orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.

Liqeni kishte eliminuar Mabetex Prishtinën, ndërsa Liburni fitoi ndaj BB Llapit.

Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.

Por ndeshja do të jetë drejtpërdrejt në RTK për adhuruesit e futsallit.