FC Ferizaj s’ka të ndalur, prezanton dy prurjet e reja

707

Klubi Futbollistik “Ferizaj” është duke u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri drejt objektivave që të inkuadrohen në Superligën e Kosovës.

Pas riorganizimit, drejtuesit e klubit kanë filluar të punojnë që të sjellin lojtarë kualitativ.

Albion Kurtaj dhe Ardian Selimi janë dy transferimet e radhës të “Ujqve”, raporton Gazetasheshi.com

Selimi është rikthyer tek Ferizaj pas 5 vjetësh, ai së fundmi ka qenë pjesë e Vitisë. Kurse edhe Kurtaj është transferuar nga Vitia.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Sheshi/