FC Besa bëhet skuadra e parë që i thotë ‘lamtumirë’ Superligës, pejanët sërish në Ligën e Parë

702
FC Besa 2020/21

FC Besa tashmë edhe matematikisht është pa gjasa për të mbijetuar dhe edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Humbja e 23-të sezonale nga 29-të xhiro sa janë zhvilluar deri më tani ka qenë fatale për pejanët që rikthehen andej nga kanë ardhur. Skudra që drejtohet nga Leotrim Krasniqi pësoi disfatë të ngushtë në shtëpi nga Drenica (1-2) dhe kështu e mori ‘biletën’ drejt një ranku më të ulët të garave.

Në fakt Besa e nisi një edicion krejtësisht më ndryshe pas ardhjes së drejtuesve të ri në klub dhe me futbollistë të moshës së re u munduan t’u bënin ballë skuadrave të tjera elitare, por mbyllet shpejtë aventura e tyre në mesin e skuadrave elitare.

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund, tashmë mund të konstatohet se Besa e Pejës është skuadra e parë që do largohet nga Superliga në këtë edicion.

Ndiq edhe renditjen tabelare:

Deri në fund të kampionatit skuadra e Besës do t’i zhvillojë edhe shtatë takime dhe ashtu siç ka theksuar trajneri i kësaj skuadre, Leotrim Krasniqi, ekipi do ta bëj maksimumin në secilën prej ndeshjeve.

“Ne do të bëjmë maksimumin në secilën ndeshje, ashtu siç kemi bërë deri më tani. Ne dijmë të luajmë futboll dhe asgjë tjetër”, deklaroi Krasniqi pas disfatës nga Drenica.

Shtatë ndeshjet e Besës deri në fund:

Xhiro 30-të: Arbëria – Besa
Xhiro 31-të: Besa – Drita
Xhiro 32-të: Trepça ’89 – Besa
Xhiro 33-të: Besa – Prishtina
Xhiro 34-të: Llapi – Besa
Xhiro 35-të: Feronikeli – Besa
Xhiro 36-të: Besa – Gjilani

/Gazeta Sheshi/