FBK-ja gjobitë Prishtinën me një shumë simbolike

126

Edhe java e fundit në Superligën e basketbollit për meshkuj nuk ka kaluar pa pasur dënime nga FBK-ja, shkruan Gazetasheshi.com

Komsioni i Garave në kuadër të FBK-së ka gjobitur hiq me pak se katër basketbollistë për sjellje josportive.

Ndërsa dënim ka pësuar edhe Prishtina me një shumë simbolike prej 50 euro, shkak sjelles jo korrekte në mbylljen e ndeshjes me kundërshtarin.

Tevin Mack i Prishtinës është gjobitur me 100 euro, kurse Karanezi dhe Sterle të Bashkimit me 100 dhe 150 euro.

Me 100 euro është gjobitur edhe Gëzim Morina i Golden Eagle Ylli.

Vendime:

1.Tevin Mack (Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.

2.KB. Sigal Prishtina , Konform Nenit 48.14 te PG denohet me 50 euro.

3.Ujkan Karanezi (Bashkimi) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.

4.Franko Sterle (Bashkimi ) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 150 euro.

5.Gezim Morina ( Golden Eagle Ylli) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.

/GazetaSheshi/