FBK e vendos datën e fillimit dhe përfundimit të afatit kalimtar

146

Është vendosur data fillimit nga FBK për afatin kalimtar në basketboll, shkruan Gazetasheshi.com.

Data e afatit kalimtar nis me datë 1 gusht dhe përfundon me 10 gusht në ora 16:00.

Vendimi i FBK-së:

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se afati kalimtar për basketbollistët dhe basketbollistet vendore e të huaja për kategoritë seniore fillon më 01 dhe përfundon më 10 Gusht 2021 në ora 16:00.

Për paraqitjen e lojtarëve/eve në afatin kalimtar klubet duhet të respektojnë procedurat e paraqitjes-regjistrimit të lojtarëve/eve vendorë dhe të huaj.

/Gazeta Sheshi/