Fazliu tregon kush e largoi nga Partizani dhe i premton tifozëve të kuq…

247

Astrit Fazliu, ish-sulmuesi i Partizanit, tashmë pjesë e Flamurtarit tregon të vërtetën e largimit nga të kuqtë. Ndër të tjera ai ndjen nostalgji për atë që ka kaluar dhe noramlisht dëshiron që Partizani të kalojë me sukses sfidën ndaj Salzburgut.

Fazliu i intervistuar nga “Newsport.al” thotë se ka qenë trajneri Andrea Agostinelli ai që ndikoi në largimin e tij. Sot ai është pjesë e vlonjatëve, ku ndjehet i lumtur që është pjesë e projektit të trajnerit Gugash Magani.

Tashme jeni pjesë e Flamurtarit, si ndiheni teksa shihni Partizanin që po ecën në këtë mënyrë?

Po normal që gëzohem kur e shoh Partizanin mirë. Shpresoj ta kalojë edhe Salzburgun sepse ka lojtar shumë të mirë dhe cilësorë.

Keni ndonjë peng, sikur të ishit edhe ju në fushë atje?

Normal që ndiej peng sepse aty kam shokët që kam luajtur 2 vite me ta dhe më mungojnë. Po të mos ishte trajneri që ka ikur, unë do të isha ende pjesë e Partizanit, por futbolli i ka këto gjëra që tani po ndjehen.

Si të duket skuadra e re?

Shumë mirë te Flamurtari. Kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve, stafin teknik shumë të mirë me në krye profesor Maganin, më të cilin jemi duke bërë një punë të mirë. Shpresoj të na shpërblehet në kampionat.

Më mirë këtu apo te Partizani?

Tashmë jam pjesë e Flamurtarit një klub i madh ku pres të bëjmë shumë gjëra të mira dhe në fund të jemi aty ku i kemi ambiciet.

Diçka për ish-tifozët e tu, “Guerrils”-at? Ke ndonjë premtim?

Sa i përket tifozëve, “Guerrils”-ave, ata gjithmonë do mbeten në zemrën time. Shumë situata kemi kaluar bashkë. Do vijë një ditë kur do të jem prapë i tyre.