Fazliu e bronztë në “European Open” të Zagrebit

87

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në garën e “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura në kategorinë deri në 63 kg, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale. Ndërsa për të bronztën e ka mundur xhudistën çeke, Mikaela Kulikova.

Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg. Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.

Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).

/GazetaSheshi/