Favoritët kalojnë tutje në Ligën e Evropës, ja katër skuadrat gjysmëfinaliste!

79

Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League.

“Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granandën, Roma e mposhti Ajaxin derisa Dinamo e shqiptarëve u eliminua nga Villarreali.

Arsenali gaboi në sfidën e parë në Angli, duke barazuar 1-1 me Slavia Pragën, por e ka shkatërruar atë duke triumfuar me rezultat 4-0.

Alexandre Lacazette shënoi dy gola e nga një tjetër e shtuan Nicolas Pepe e Bukayo Saka.


Manchester United edhe njëherë tjetër mposhti befasinë e këtij edicioni Granadën me rezultat identik 2-0 për të marrë kështu biletën drejt gjysmëfinales.

Edinson Cavani dhe një autogol i Jesus Vallejos mjaftuan që “Djajtë” të marrin sërish një fitore komode.


“Giallorosët” patën një duel të vështirë ndaj Ajaxit në “Stadio Olimpico”, shkruan lajmi.net.

Ajax doli në avantazh përmes Brobbey në min (49’), ku pas shtatë minutash shënoi Tadic, por goli u anulua nga sistemi VAR.

Shpresat e holandezëve u shuan nga Edin Dzeko i cili shënoi gol në min (77’).

Në anën tjetër, Villareal ka shënuar fitore ndaj Dinamo Zagrebit me golat e Alcacer (36’) dhe Gerard Moreno (43’).

Kroatët shënuan përmes futbollistit në formë, Orsic në min (74’).

Gerard y Alcácer celebran el primer gol del Villarreal.
/Gazeta Sheshi/