Fanella e re e Kombëtares ndër më të shtrenjta në “Euro 2016” (FOTO)

179

Së fundmi janë publikuar fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe mesa duket pritet të kushtojnë më shtrenjtë se ato të shumë vendeve pjesëmarrëse në “Euro 2016”.

Mediat britanike shkruajnë se fanella e Kombëtares kuqezi lë pas vende si Italia, Spanja, Anglia, Rusia etj.

233961
“Mirror” thotë se deri tani fanellën e re më të shtrenjtë e ka skuadra suedeze, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria (61.2 paund).

Federata Shqiptare e Futbollit në fund të janarit publikoi kontratën e re me kompaninë “Macron”. Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjimin e ri të fanellave të Kombëtares.

233962
“Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në “Euro 2016″ do të sheshin fanellat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen”, raporton gazeta britanike.

/Albeu/