Faleminderit Majlindë

172

Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ka bërë krenar gjithë shqiptarët. Ajo ka shkruar historinë duke ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Brazil.

Majlinda mposhti në finale italianen Odette Giuffrida për ta fituar medaljen e artë historike.

Kjo është një arritje madhështore dhe historike për shtetin e Kosovës pasi kjo është medalja e parë olimpike dhe atë në pjesëmarrjen e parë.

Majlinda për të arritur deri në finale mundi Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezen, Misato Nakamuras.