Facebook rivalizon Snapchat-in

176

Rrjeti social më popullor në botë, Facebook ka blerë një nga aplikacionet më popullore për foto, Masquerade. Aplikacioni funksionon në të njëjtën mënyrë si Snapchat, ku ju lejon të vendosni figura të reja në fytyrë, si syze apo një kapele pirati.

Në aplikacion do të gjeni edhe veçorinë e famshme të vendosjes së fytyrës suaj në trupin e dikujt tjetër. Kompania që ka krijuar aplikacionin Masquerade shkroi në një postim në blogun e saj se “është shumë e lumtur që do të bashkojë forcat me Facebook-un për ta sjellë këtë teknologji tek më shumë njerëz”.

“Masquerade ka krijuar një aplikacion fantastik, MSQRD, me teknologjinë më të mirë për video. Jemi shumë të lumtur që Masquerade do t’i bashkohet ekipit tonë dhe do të vazhdojmë të përmirësojmë eksperiencën e videove në Facebook,” pretendohet të kenë thënë përfaqësuesit e Facebook.

Prania e një aplikacioni të tillë do ju ndihmojë që të zbukuroni selfiet tuaj me figura të ndryshme.