Evakuohet aeroporti i Tulus në Francë, alarm për bombë edhe në Athinë

184

Aeroporti i Tulus në Francë është evakuuar për arsye sigurie mëngjesin e sotëm rreth orës 06 e 45 minuta për arsye sigurie.

Mediat franceze bëjnë të ditur se pasagjerët ishin këshilluar të prisnin jashtë ambienteve të sallës së pritjes, madje dhe personat që kishin hipur në aeroplanë gati për t’u nisur janë zbritur.

Më vonë aeroporti përmes një deklarate informoi se terminalet e tij ishin hapur dhe se trafiku ajror do të vijonte normalisht.

Patrulla të policisë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroport, bën të ditur gazeta “France Bleu”.

Masat e larta të sigurisë vijnë një ditë pas sulmeve në Bruksel.

Edhe mediat në Greqi deklarojnë se kishte një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtar në Athinë.